Sot hëna paksa dalë përgjysëmAs andej as këndej kjo hënë
Unë shëtis në rrugë gjysëm ndriçuar
Dhe s’di s’flas ashtu nëpër dhëmbë.
Përgjysëm paksa dalë hëna
Gjysëm fytyre i shoh sot
Më kot rrebelohem për të tërën
Në punët e qiellit nuk hyj dot.
Gjysëm fytyre i shoh sot
Më kot rrebelohem për të tërën
Në punët e qiellit nuk hyj dot.






